VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FRYMËMARRJA IME
Nga RITA SALIU

E Hënë, 07.21.2014, 08:04pm (GMT1)



Hap një derë kujtimi
Hyj dhomë më dhomë si në ëndërr
Pastaj fle se lodhem duke vështruar
Zgjohem e shoh
Shtëpia madhe bosh
Dyert e hapura duke pritur
Hapin e nënës dhe pranverën
Kopshti si përherë
Ngjitem në sallon
Rrezja e diellit
Më bën rrugë për në kala
Ndjej se po dëgjoj dikë
Ishte frymëmarrja ime

RITA SALIU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.