VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARITHMETIKË E THJESHTË
Nga SINAN KËRPAÇI

E Martë, 07.22.2014, 03:02pm (GMT1)



Për të gjetur moshen tënde kur të rashë në gjurmë
më duhet të pjestoj tani moshën time me tre
me një veprim arithmetike pjestimi pa mbetje,
të mbërrijë te mosha kur u ngjitesha pemëve si ketër
në stinën e pjekjes së frutave, e dashur
derisa të vola e të quajta Kokrra e Majes.

Isha vetem pak centimetër me i gjatë se ti,
më i gjatë se gjatësia e moshës tuaj adoleshente
atë mëngjes, atë drekë, atë mbasdite -
ditëplota ime kur të rrezova të prita
dhe të thirra fort Lindita në Diell-lindje.

Eja të biem në Jon pa e pyetur për moshën
si bën ky kur ulet me ne pa u mburrur se është det
dhe t`i ngjitemi mbi dallgë me stilin tim te pemëve
kur ishe kokërr në maje, o Lind-dita.

Borsh, 20, 7, 2014
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.