VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BIBLA
(Ali Podrimjes)
Nga SABIT GECAJ

E Martë, 07.22.2014, 03:16pm (GMT1)




Fjalë pa shtëpi

pa strehë nuk ka
kur Ti je aty

asnjë shenjë ogurzezë
nuk merr frymë
asnjë erë nuk digjet


N`Atdheun tënd
koha e harresës nuk duket

kumte vdekjesh nuk këndohen

për Ty fundi i botës nuk vje
nuk vdesin as fluturimet


Si dje edhe sot
zjarri është po ai
shpirti piqet
i mbushur mall dhe atje


Tokë qiell e lum je
sy e zemër që sheh re
që prek majat e Olimpit

fundin e ëndërrave t`prarueme


Për mallin që rritet
Ti n`jaj zot ishe sikur je

fjala e kësaj shtëpie sot dje...
SABIT GECAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.