VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ATË DITË SHTATORI
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Enjte, 07.24.2014, 02:01pm (GMT1)



Thashë këpute lulen
Ti më the
Preke gjelbërimin e barit
Që të dy kishim të drejtë
Kur loznim me ciklat e gurëve
E kullat rriteshin
Si dallgët në det

Lulet na shikonin
Me xhelozi
Uji depërtonte deri në asht
Unë akoma nuk di
Athua  kishim të drejtë
Ne degët e reve
Të ndërtojmë shtëpi

Askush s'na besoi
Se si e kapërcyem lumin
Në sytë tanë
Buzëqeshi trëndafili

Ti këpute lulen
Unë preka gjelbërimin
Atë ditë shtatori
Ngadhënjeu tërfili
ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.