KUR LIGËSHTOHET GRUAJA Nga VEHBI SKËNDERI
E Enjte, 07.24.2014, 02:06pm (GMT+1)
Ndrydhje. Ngrirje e çastit. Vrasje në qelizë. Në thermijat e shpirtit. Krizë oksigjeni! Shkrepëtima akulli. Xixa qorre, që nuk dinë kë djegin. Miza që nuk të shqiten. Kur ligështohet gruaja, trishtohet dheu e qielli. Nxihet dielli nga turpi. Eklips ! Kur plasaritet e thyhet si kristali gruaja, çdo minutë e çdo sekondë. Me tyrli pinca, gremca, gozhda e citate. Mjete ngacmuese e zhurmuese, vjen çjerrja e lehja azmatike. Shuarja e prushit, jo e tymit. Ndalja e erës (ajrit), jo e marrëzisë së erës. Vjen trysnia në brendësi e thellësi: Të merret fryma. Oh, të ikën fryma. Asfiksi!
Reinach, 21 shkurt 2003 -- Nga libri "Zvicra Shqipëria ime", Prishtinë 2004
VEHBI SKËNDERI
|