VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR LIGËSHTOHET GRUAJA
Nga VEHBI SKËNDERI

E Enjte, 07.24.2014, 02:06pm (GMT1)



Ndrydhje. Ngrirje e çastit. Vrasje në qelizë. Në thermijat e shpirtit.
Krizë oksigjeni! Shkrepëtima akulli. Xixa qorre, që nuk dinë kë djegin.
Miza që nuk të shqiten.
 
Kur ligështohet gruaja,
trishtohet dheu e qielli.
Nxihet dielli nga turpi. Eklips !
Kur plasaritet e thyhet si kristali gruaja,
çdo minutë e çdo sekondë.
Me tyrli pinca,
gremca, gozhda e citate.
Mjete ngacmuese e zhurmuese,
vjen çjerrja e lehja
azmatike.
Shuarja e prushit, jo e tymit.
Ndalja e erës (ajrit),
jo e marrëzisë së erës.
Vjen trysnia në brendësi
e thellësi:
Të merret fryma.
Oh, të ikën fryma.
Asfiksi!

Reinach, 21 shkurt 2003
--
Nga libri "Zvicra Shqipëria ime", Prishtinë 2004
VEHBI SKËNDERI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.