VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË RRETHIMNga MAHMOUD DARWISH

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 04:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
NË RRETHIM
Nga MAHMOUD DARWISH

E Enjte, 07.24.2014, 02:47pm (GMT+1)



Këtu në shpatet e kodrave, përballë pluhurit dhe artilerisë së kohës
Pranë kopshteve të hijeve të shqyera,
Çfarë bëjnë të burgosurit,
Dhe çfarë bëjnë të papunët:
Ne kultivojmë shpresë.

***

Një vend duke u bërë gati për agimin. Ne bëhemi më pak inteligjentë
Sepse e shikojmë nga pranë orën e fitores:
S'ka natë në natën tonë të mos ndriçohet nga bombardimet
Armiqtë tanë janë vigjilentë dhe bëjnë dritë për ne
Në terrin e qelive.

***
Këtu nuk ka "unë".
Këtu Adami kujton pluhurin e baltës nga doli.

***
Në prag të vdekjes, ai thotë:
Unë nuk kam asgjë çfarë të humb:
Jam i lirë kaq pranë lirisë sime. E ardhmja ime është në duart e mia.
Së shpejti do ta kapërcej jetën time,
Do të lind i lirë dhe pa prindër,
Dhe emrit tim do t'i zgjedh shkronja të kaltra...

***
Ju që rrini prapa derës sonë, hyni brenda,
Pini kafe arabe me ne
Dhe do ta kuptoni se jeni njerëz si ne
Ju që rrini prapa dyerve të shtëpive tona
Ejani tek ne herët mëngjeseve
Ne do të ndihemi më të sigurtë se jemi
Njerëz si ju!

***
Kur avionët zhduken, pëllumba të bardhë, të bardhë
Fluturojnë dhe lajnë faqet e qiellit
Me krahët e lirë duke marrë rrezatim sërish, duke marrë
Në zotërim eterin dhe lojën. Më lart, edhe më lart, pëllumba të bardhë
Fluturoni. Ah, nëse vetëm qielli
Ishte real [një burrë duke kaluar mes dy bombave ma tha mua].

***
Selvitë prapa ushtarëve, minaret duke mbrojtur
Qiellin së rrëzuari. Prapa gardhit të hekurt
Ushtarët pshurrin­-nën syrin vigjilent të një tanku-
Dhe dita vjeshtore mbaron verdalljen e saj të artë në
Një rrugë të gjerë sa një pishë pas meshës së të Dielës...

***
[Një vrasësi] Nëse ti e ke kundruar fytyrën e viktimës
Dhe e ke çuar atë në mendje, atëherë do të kishe kujtuar nënën tënde në
Dhomën e gazit, do të kishe qenë çliruar nga arsyeja e automatikut
Dhe do të kishe ndërruar mendje: kjo nuk është mënyra
për të gjetur identitetin e dikujt.

***
Rethimi është një periudhë në pritje
Duke pritur në shkallën e anuar në mes të stuhisë.

***
Vetëm, ne jemi vetëm aq poshtë sa llumi
Ishte kur nuk pret për vizitat e ylberëve.

***
Ne kemi vëllezër prapa kësaj hapësire.
Vëllezër të hatashëm. Ata na duan ne. Ata na shikojnë dhe luten.
Pastaj, fshehtas, i tregojnë njëri tjetrit:
"Ah! nëse ky rrethim do të ishte deklaruar..." Ata nuk e mbarojnë këtë fjali:
"Mos na braktisni ne, mos na lini ne."

***
Humbjet tona: nga dy deri tetë martirë çdo ditë.
Dhe dhjetë të plagosur.
Dhe njëzet shtëpi.
Dhe pesëdhjetë pemë ullinjsh...
Shtoja kësaj rrëkenë strukturore që
Do të arrijë në poemë, lojën dhe telajon e mbaruar.

***
Një grua i tha resë: mbuloje të dashurin tim
Sepse veshja ime është qullur me gjakun e tij.

***
Nëse nuk je shi, i dashuri im
Ji pemë
Nginjur me pjellori, ji pemë
Nëse nuk je pemë, i dashuri im
Ji gur
Nginjur me lagështi, ji gur
Nëse nuk je gur, i dashuri im
Ji hënë
Në ëndërrën e gruas së dashur, ji hënë
[Kështu i tha një grua
djalit të saj në funeralin e tij]

***
O roja! A nuk jeni të shqetësuar
Së prituri shtrirë dritën në kripën tonë
Dhe për inkadeshencën e trëndafilit në plagën tonë
A nuk jeni të shqetësuar, o roja?

***
Pakëz nga kjo pafundësi absolute dhe blue
Do të ishte mjaft
Për ta ndriçuar barrën e këtyre kohe
Dhe për të dlirur batakun e këtij vendi.

***
Është koha që shpirti të zbresë nga mali i tij
Dhe me këmbët e tij të mëndafshta të ecë
Përkrah meje, dorë për dorë, si dy miq
Të vjetër që ndajnë bukën e moçme
Dhe gotën e moçme të verës
E bëfshim këtë rrugë së bashku
Dhe pastaj ditë tona do të marrin drejtime të ndryshme:
Unë, përtej natyrës, çka në shkëmbim
Do të zgjedhë të ulet këmbëkryq mbi shkëmbin e lartë.

***
Në gurin tim hija bëhet e gjelbër,
Dhe ujku po fle në lëkurën e dhisë sime
Ai ëndërron si dhe unë, si ëndërrojnë engjëjt
Se jeta është këtu... jo tjetërkund.

***
Në gjendje rrethimi, koha bëhet hapësirë
E ngurosur në perjetësinë e saj
Në gjendje rrethimi, hapësira bëhet kohë
Që i ka humbur të djeshmet dhe të nesërmet e saj.

***
Martiri më qarkon mua çdo kohë që jetoj një ditë të re
Dhe më pyeti mua: Kush je ti? Ktheje çdo fjalë
Që ma dhanë mua në fjalorët
Dhe qetësoi gjumashët nga zukama e jehonës.

***
Martiri më kthjelli mua: përtej hapësirës
Unë nuk vështrova
Për virgjinët e pavdekësisë dhe për dashurinë e jetës
Mbi tokë, mes fiqve dhe pishave,
Por unë nuk e arrita atë, dhe pastaj, gjithashtu u nisa drej saj
Me të fundit që më kish mbetur: gjakun në trupin e qiellit të kaltër.

***
Martiri më paralajmëroi: Mos iu beso qarjeve të tyre
Besoje babain tim kur, duke dënesur, pa fotografinë time
Si i ndërruam rolet, biri im, si ti më paraprive mua.
I pari unë, unë i pari!

***
Martiri më qarkon mua: vendi im dhe mobilja ime e pagdhendur janë gjithë ç'kam ndryshuar.
Unë vë një gazele në shtratin tim,
Dhe një gjysmëhënë në gishtin tim
Për të ngushëlluar keqardhjen time.

***
Rrethimi do zgjasë në mënyrë që të na bindë ne të zgjedhim një robërim që nuk lëndon, në liri të plotë!

***
Të rezistosh do të thotë të sigurosh vetes për shëndetin e zemrës,
Shëndetin e boleve dhe lëngatën tënde kryeneçe:
Lëngatën e shpresës.
***
Dhe në çka mbetet deri në agim, unë bëj të dal jashtë vetes
Dhe në çka mbetet prej natës, unë ndiej zhurmën e hapave brenda meje.

***
Përshëndetjet e mia kujt ndan me mua vëmendjen ndaj
Dehjes së dritës, dritës së fluturës, në
Terrin e këtij tuneli!

***
Përshëndetjet e mia kujt ndan gotëm time me mua
Në dendësinë e një nate që i rrethon dy hapësirat:
Përshëndetje pamjes sime.

***
Miqtë e mi gjithnjë po përgatisin një festë lamtumire për mua,
Një varr mirëpritës në hijen e lisave
Një epitaf në mermerin e kohës
Dhe gjithmonë unë i paraprij ata në funeral:
Atëherë kush vdiq... kush?

***
Të shkruarit është një rrahje që nuk lë shenjë
Të shkruarit plagos pa gjurmë gjaku.

***
Filxhanat tanë të kafesë. Zogjtë ne pemët e gjelbra
Në hije blu, dielli kërcen nga një mur
Në tjetrin si një kaproll
Uji në retë ka një formë të papërkufizuar të asaj që na ka mbetur ne
Nga qielli. Dhe gjërat e tjera të kujtesave të mbetura pezull
Nxjerrin në pah se ky mëngjes është i tejfuqishëm dhe i ndritshëm,
Dhe se ne jemi mysafirë të përjetësisë.

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR LIGËSHTOHET GRUAJANga VEHBI SKËNDERI (07.24.2014)
ATË DITË SHTATORINga ADEM ZAPLLUZHA (07.24.2014)
BIBLA(Ali Podrimjes)Nga SABIT GECAJ (07.22.2014)
ARITHMETIKË E THJESHTËNga SINAN KËRPAÇI (07.22.2014)
ÇLIROMI DUARTNga PABLO NERUDA (07.22.2014)
VETËM NJË DITË...Nga SEJDI BERISHA (07.22.2014)
FRYMËMARRJA IMENga RITA SALIU (07.21.2014)
REFUGJATINga MAHMOUD DARWISH (07.21.2014)
LANDUSH, MË THIRRI NËNANga ROLAND GJOZA (07.21.2014)
MIQËSI DRURËSHNga JAHO MARGJEKA (07.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]