MBYLL SYTË NJË ÇAST E SHOH Nga JAHO MARGJEKA
E Enjte, 07.24.2014, 09:19pm (GMT+1)
Sytë hedh rrotull e shoh Gjërat siç i ka lënë ajo: Veç ajri u sillet rreth, i prekë Sikur kanë aty mijëra vjet.
Andej këtej vërtitem kuturu, e shoh A mos fshehtas ka ardhur ajo. Derën lë hapur dremis në ëndërrim, Mos dëgjoj hapa a një fëshfërimë.
Hedh sytë me shpresë, turbull shoh, Sikur, sikur po vjen ajo... E mbi gjërat përkulet dhe i prekë U jep frymë, i bën prapë me jetë.
Sytë mbyllë një çast e shoh: Po vjen ajo. Po vjen ajo.
@ Jaho MARGJEKA Tiranë, 2014
JAHO MARGJEKA
|