VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MË KOT TË KËRKUAM
Nga PABLO NERUDA

E Premte, 07.25.2014, 01:37pm (GMT1)



Jo, asgjë s'do bashkojë dot formën tënde të fortë,
as s'do ringjallë arenën tënde të përvëluar,
gojën tënde s'do kthejë që dy petalet e saj të hapë,
as veshjen e bardhë mbi gjoksin tënd s'do gufojë.
Vetmia kripë, heshtje, thierza deti porositi,
e konturin tënd si ushqim dhuroi në arenë,
që në hapsirën e belit tënd të argjendtë humbi,
vetëm, pa u prekur prej kalorësit të brazhdë
që në zjarr trokth-rend deri në vdekje.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.