VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DESHIRA E FUNDIT
Nga NIKOLL ULNDREAJ

E Premte, 07.25.2014, 01:43pm (GMT1)



Ky qelli i bilurtë
Kjo rudinë e lulëzuar
E ky zog pendartë
E bëjnë të zitë e syrit
Të merr flakë...

Me flakë të syrit
Ndriçueka bjeshka...

Ulem ka një herë
E kall cigare
Me flakë syri të zi...

Mos më vënë re kur të më djegësh
Me atë flakë syri...

Hiq mos me vën re
As kurë të zjarrmojnë puthja....

Veçse në vdeksha
Më zgjo..
Fërfëlloje perden e syrit
E buzët mehlemoj
Me një tas tamel e borë...

E fundit dëshirë
Është
Ty,
Tanushë të vdes në dorë...
NIKOLL ULNDREAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.