VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NËSE NUK KËPUTEN MOLLËT
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Djelë, 07.27.2014, 05:49pm (GMT1)



Pas kësaj pamjeje
E përtejmja e këputet
sa qenkan të verbëta yjet
Kur dikush ua vjedhë qiellin

Ikjet e meteorëve
Nuk paskan të ndalur sonte
Kush e verboi hënën
Kur i kërkonte ciflat e puthjeve  
Tej rrugëve të përtejme

Një re e dendur
Paska ikur nga galaktika
Kah do të shkojnë shirat
Në cilën pjesë të hemisferës
Ngordhin peshqit

Nata ikën caqeve të tejdukshme
Bishat pështynë qiellin
Kush do të mbetet pa i larë sytë
Me mëkatin e njeriut
Nëse nuk këputen mollët
Ditët kalben në degë
ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.