VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - I DASHURUARI NGA PALESTINANga MAHMOUD DARWISH

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 06:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
I DASHURUARI NGA PALESTINA
Nga MAHMOUD DARWISH

E Hënë, 07.28.2014, 05:12pm (GMT+1)

 

Sytë e tu janë një gjemb në zemrën time
që më çjerrin, por unë i adhuroj.

I mbroj nga era
e i ngul në natën e dhimbjen time
ashtu që plaga e saj i ndriçon yjet,
e shndërron të tashmen në të ardhme
më të shtrenjtë se shpirti im.

Harroj pak kohë më vonë
kur sytë tanë takohen
se dikur ne ishim
bashkë, prapa kangjelës.

Fjalët e tua ishin një këngë
që unë orvatesha t'i këndojë prapë,
por vuajtja ishte ulur
mbi buzën e pranverës.

Fjalët e tua si dallëndyshja
morën flatra dhe ikën nga shtëpia ime
ikën edhe nga porta jonë
e nga pragu vjeshtor
duke të ndjekur ty,
atje ku i shpien pasionet...

Pasqyrat tona ishin bërë copë-copë
trishtimi kish mbushur 2000 vjet,
dhe ne i mblodhëm ciflat e zërit
e mësuam të qajmë për atdheun.

Do të qajmë së bashku,
në gjoksin e një kitarre;
do t'ua këndojmë mbi çatitë e tragjedisë sonë
hënës së shpërfytyruar dhe muranave. 

Por kam harruar,
ti me zërin e panjohur!

Kam harruar,
ka qenë ikja jote
ajo që ka ndryshkur kitarrën
apo ka qenë heshtja ime?

Të kam parë dje në port
udhëtare pa bagazhe... pa familje.
Kam rendur drej teje si një jetim
duke të kërkuar urtinë e të parëve:
si mund të merret zvarrë kopshti i gjelbër
në burg, në mërgim, drejt portit,
dhe, pavarësisht udhëtimit,
era e kripës dhe e ankthit
mbetet gjithnjë e gjelbër?

Kam shkruar në bllokun tim:
i dua portokallet dhe e urrej portin,
kam shtuar në bllokun tim:
në port u ndala
botën e pashë përmes syve të dimrit,
vetëm lëvorja e portokalleve është e jona
dhe prapa meje shtrihet shkretëtira:

Në malet e mbuluar me shqopë të pashë ty,
Bareshë pa asnjë dele,
Duke rendur mes gërmadhave.
Ti ishe kopshti im, dhe unë një i huaj,
Duke trokitur në derë, zemra ime,
Sepse sipër zemrës sime rrinin pa lëvizur
Dera dhe dritaret, betoni dhe gurët.


Unë të pashë ty në tinarët e ujit, në hambarët,
Të thyer, të pashë shërbyese në klubet e natës,
Të pashë në rrezëlimin e lotëve dhe në plagët.
Ti je mushkëria tjetër në gjoksin tim;
Ti je zëri në buzët e mia;
Ti je ujë, ti je flakë.


Unë të pashë ty në gojën e guvës, në shpellë,
Duke i varur rrobat e tua të jetimes në varësen e rrobave të lara.
Në shporetet, në rrugët të pashë ty.
Në ahuret dhe në gjakun e diellit.
Në këngët e jetimëve dhe të fatkeqëve të pashë ty.
Të pashë ty në kripën e detit dhe në rërë.
E jotja ishte bukuria e tokës, e fëmijëve dhe e jaseminit arab.


Dhe jam betuar, do të end me qerpikët e mi
për ty një shami
dhe aty do të qendis poezi për sytë e tu.
Dhe një emër, sa të ujitet nga një zemër që shkrin në këngë,
Do t'i bëjë lisat e pyllit të rriten.

Me një fjali më të ëmbël se mjalta dhe se puthjet
do të shkruaj:
"palestineze ishte dhe prapë është".


Në një natë stuhish, unë hapa derën dhe dritaren
Të shikoja hënën e vrazhdë të netëve tona.
Unë i thashe natës: Ik tutje,
Përtej territ dhe murit;
Unë kam një premtim për të mbajtur me fjalë dhe dritë.
Ti je kopshti im i pashkelur
Sa kohë që këngët tona
Janë shpata kur ne i këndojmë.
Dhe ti je besnike si kokërr drithi
Sa kohë që këngët tona
E mbajnë gjallë tokën pjellore kur i mbjellim ato.
Ti je si një palmë në mendjen time:
As stuhia, as druvari nuk e presin dot.
Gërshetat e saj nuk priten
Nga bishat e shkretëtirës dhe të pyllit
Por unë jam i mërguari prapa murit dhe derës,
Strehomë mua në ngrohtësinë e vështrimit tënd.


Merrmë mua, kudo që ti je,
Merrmë mua, sido që të jesh.
Të përtërihem në ngrohtësinë e fytyrës dhe trupit,
Në dritën e zemrës dhe syrit,
Në kripën e bukës dhe këngës,
Në shijen e tokës dhe atdheut.
Strehomë mua në ngrohtësinë e vështrimit tënd,
Merrmë mua, një lëndë të drurit të bajames, në kasollen e pikëllimeve,
Mrrmë mua, një varg nga libri i tragjedisë sime,
Merrmë mua, një lodër ose një gur nga shtëpia,
Kështu brezi ynë i ardhshëm mund të mbajë mend
Rrugën e kthimit për në shtëpinë tonë.


Sytë e saj dhe tatuazhi në duart e saj janë palestinezë,
Emri i saj, palestinez,
Ëndrrat dhe brengat e saj, palestineze,
Shamia, hapi, dhe trupi i saj, palestinezë,
Fjalë dhe heshtja e saj, palestineze,
Zëri i saj, palestinez,
Lindja dhe vdekja e saj, palestineze,
Unë të kam marrë ty në bllokqet e mia
Si flakën në vargjet e mia,
Ushqim për udhëtimet e mia.

Në emrin tënd, zëri im kumbon në lugina:
Unë kam parë kuajt bizantinë
Edhe pse beteja ishte e ndryshme.
Hap sytë, oh hap sytë
Vetëtima godet nga kënga ime në granit.
Unë jam lulja e rinisë dhe kalorësi i kalorësve!

Unë jam një rrënues i idhujve.
Unë i mbjell kufijtë Levantinë
Me poema që i ngrenë shqiponjat e lira.
Dhe në emrin tënd unë i kam bërtitur armikut:
Krimba, ushqehuni në mishin tim nëse unë ndonjëherë fle,
Sepse vezët e patave nuk mund t'iu bëjnë hije shqiponjave,
Dhe guaska e vezës së nëpërkës
Mban vetëm një gjarpër!
Unë i kam parë kuajt bizantinë,
Dhe para së gjithash, e di
Se jam lulja e rinisë dhe kalorësi i kalorësve!
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ATDHEU IM MIZORNga ROLAND GJOZA (07.28.2014)
PËR NJË NDARJEMikut tim Përparim KaboNga SINAN KËRPAÇI (07.27.2014)
NËSE NUK KËPUTEN MOLLËTNga ADEM ZAPLLUZHA (07.27.2014)
AI...Nga SABIT GECAJ (07.27.2014)
NGADALNGADALË VDESNga MARTHA MEDEIROS (07.26.2014)
POROSINga EZRA POUND (07.25.2014)
DESHIRA E FUNDITNga NIKOLL ULNDREAJ (07.25.2014)
MË KOT TË KËRKUAMNga PABLO NERUDA (07.25.2014)
KOLOS I RINga EMMA LAZARUS (1849-1887) (07.25.2014)
MBYLL SYTË NJË ÇAST E SHOHNga JAHO MARGJEKA (07.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]