VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PLIS NË LUVER
Nga GJOK BECI

E Mërkurë, 07.30.2014, 03:39pm (GMT1)


Në muze të Luvrit, në mes të Parisit
Një vend nderi m`i paskan lan plisit
Po më buzëqesh plisi i shqiptarit
Sikur bora e kreshtës së malit

Rrugë e gjatë, o, prej Ilirie
E ky lot i maleve, sa m`i paska hije
Me një plis, o të bardhë mbi vetull
O, vjen shqiptari shekull më shekull

Refreni

Jam shtegtar i kohës së re
Kam dhan fjalë për qiell e dhe
Sa t`ket jetë kjo han` nër yje
Do ta mbaj kët plis mbi krye



Plisi i shqiptarit sot del nga kjo sallë
Kësulë e qeleshe m`i kujton me mall
Nga Tomorri i blertë, n`at Korab me borë
Krenarinë e gjakut ngjatjeton kjo dorë
GJOK BECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.