VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

S’HUMB
Nga DRITA LUSHI

E Enjte, 07.31.2014, 10:25am (GMT1)




Qëkur të kam njohur,
kam nisur,
që adresat e mia
ti ndryshoj,
për lojë.

Shpesh,
e bëj kinse të të ngatërroj ty,
e(zh)dukem.
Pastaj ...
Pastaj zbutem,
e të shfaqem(pak fajtore) ndër sy

Ndonjëherë,
adresat më humbin,
vërtet,
krejt!
Dhe eci kuturu,
pa ditur ku.

E prapë,
s'humb
E prapë,
mbërrij
E, (jo vetem) hapat
më sjellin
DRITA LUSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.