PËR NJË ÇAST, MË MADHËRON Nga JUAN RAMON JIMENEZ (1881-1958)
E Premte, 08.01.2014, 05:51pm (GMT+1)
Për një çast, më madhëron ideja ime, dhe më të madh më bën se universin.
Atëherë, gjithçka rri brenda meje. Yje të vrazhdë, dete të thellë, ide të tjerëve, toka të pashkelura janë shpirti im.
E të gjitha i komandoj unë, ndërkohë që pa përfshirë mua, gjithçka mendon për mua.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
|