VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËR NJË ÇAST, MË MADHËRON
Nga JUAN RAMON JIMENEZ (1881-1958)

E Premte, 08.01.2014, 05:51pm (GMT1)



Për një çast, më madhëron
ideja ime,
dhe më të madh më bën se universin.

Atëherë, gjithçka rri
brenda meje. Yje
të vrazhdë, dete të thellë,
ide të tjerëve, toka
të pashkelura janë shpirti im.

E të gjitha i komandoj unë,
ndërkohë që pa përfshirë mua,
gjithçka mendon për mua.

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.