VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NËNA IME
Nga MAHMOUD DARWISH

E Mërkurë, 08.06.2014, 12:32pm (GMT1)


Unë kam mall për nënën time
për kafenë e nënës sime
për puthjen e nënës sime
kam mall
Në mua rritet fëmijnia
dhe dashurohem në jetën
nëse vdisja do të trupërohesha
nga lotët e nënës sime.
Merrmë,
unë duhej të isha kthyer,
mnd të isha kthyer një ditë,
shall për balluken tënde,
mbuloi kockat e mia me bar
bërë thjesht me hapin tënd
lidhmë
me një blë flokësh
me një fill të kindit të veshjes
që unë të bëhem zot.
Bëhem zot nëse prek
zemrën tënde.
Më merr në prehër,
unë duhej të isha kthyer,
dru në zjarrin tënd
litar në çatinë e shtëpisë.
Jo, unë nuk mund të jetoj pa
lutjen e ditës tënde.
Jam plakur, m'i bëj yjet e fëmijnisë
lejomë të kthehem
siç kthehen zogjtë
në folenë e pritjes sate.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.