VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POEZI DASHURIE DUKE MËNGJESUAR
Nga MILLER WILLIAMS

E Mërkurë, 08.06.2014, 06:42pm (GMT1)


Disa gjëra që bëjmë
i bëjmë që të ndodhin:
zilen të na zgjojë, kafen ta pimë të nxehtë,
makinën ta ndezim.

Pjesën tjetër të asaj çka bëjmë ne e bëjmë
për të ruajtur diçka duke bërë diçka:
lëkurën nga plakja, shatin nga ndryshkja,
të vërtetën nga fshehja e saj.

Me "po" dhe "jo" si plusi dhe minusi i një baterie
gjenerojmë fuqi në kapërcimin e ditëve,
lëvizim, siç e quajmë, përpara
me dëshirën për të qenë të kërkuar,
me dëshirën për të shijuar shiun e pyllit të harlisur,
me dëshirën për ta vluar ujin,
me dëshirën mos të kemi kancer,
me dëshirën që darka të na mbledhë në shtëpi,
me dëshirën mos të mbetemi pa karburant,
pasi secili nga ne dëshiron që
tjetri të shikojë në fund të tunelit,
pasi të dy nuk duam ta lëmë shokun vetëm,
pasi duam të dashurojmë me mish e me shpirt.

I ngulim sytë mëngjesit të shtruar dhe kërkojmë
më tepër nga dashuria.

Shqipëroi Sinan Kërpaçi (Gusht 2014)

Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.