VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË VERI...
(Si ëndërr fëmijërore)
Nga SEJDI BERISHA

E Mërkurë, 08.06.2014, 07:06pm (GMT1)



Mbi urën e lumit
Nuk mbyllet rruga
As trotuari
Se nuk lejon Ibri
As uji që ka krijuar histori
Aty takohen dhe bashkohen
Njerëzit fëmijët dhe rinia
Aty rritet dashuria

Fëmijët i ka marrë malli
Të luajnë buzë lumit
T'i shohin shtëpitë e djegura
Dorë për dore të sillen rreth tyre
E të mbjellin dashuri

Sikur zemra
U është shndërruar në Veri
I ka marrë malli
Të shkojnë te Kulla e Isa Boletinit
Për të hyrë në odë
Si dikur shumë burra e dai
Për t'ia thënë këngës me çifteli
E për të pi
Si këtyre herëve
Ujë me buri

Sa më ka marrë malli
Për të shkuar në Veri
E mbi urën
E Lumit Ibër
Për t'u përqafuar si dikur
Dhe për të mbjellë vetëm dashuri

Sa më ka marrë malli
Për të shkuar në Veri...!
SEJDI BERISHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.