VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDJENJË
Nga ARTHUR RIMBAUD

E Shtunë, 08.09.2014, 09:10am (GMT1)





Në mbrëmjet blu të verës, unë shtegun do gjej,
Cimbisur nga gruri, unë hapat mbi bar do vë:
Ëndërrues, freskinë nën këmbë do ndjej.
Kokëzhveshur erën të ma lajë do lë.

Unë nuk do flas, e asgjë më s'do mendoj:
Por dashuria det në shpirt më ngrihet mua.
Dhe larg, fare larg si një cigan do shkoj.
Pranë Natyrës, - i lumtur si me një grua.

SENSATION

Par le soirs bleus d'ete, j'irai dans les sentiers,
Picote par les bles, fouler l'herbe menue:
Reveur, j'en sentirai la fraicheur a mes pieds.
Je laisserai levent baigner ma tete nue.

Je ne parlerai pas, je ne penserai rien:
Mais l'amour infini me montera dans l'ame.
Et j'irai loin, bien loin, comme un bohemien.
Par la Nature, - heureux comme avec une femme.

20 Avril 1870
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.