VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AH GJERËSI E PYLLIT TË PISHAVE
Nga PABLO NERUDA

E Shtunë, 08.09.2014, 05:05pm (GMT1)



Ah gjerësi e pishave, zhurmë e valëve që thyhen,
vend i ngadaltë i dritave, këmbanë e vetmuar,
muzg që bie mbi sytë e tu, kukull,
kërmill tokësor, brenda teje toka këndon!

Brenda teje të qeshurat këndojnë e shpirti im me to ikën
ashtu si ti do dhe drejt asaj që ti kërkon.
Shëno rrugën time në harkun tënd të shpresës
dhe çliro në jerm grupin e shigjetave të mia.

Përreth meje unë po shoh rripin tënd prej mjegulle
dhe qetësia jote ngacmon orët e mia të përndjekura,
dhe që janë krahët e tu prej guri të tejdukshëm
ku puthjet e mia lidhen dhe malli i lagësht bën folenë.

Ah zëri yt me fshehtësi që dashuria ngjyen e shumëfishon
në atë pasdite tingëllojnë dhe vdesin!
Kështu në orët e thella mbi fusha unë pashë
si gjethe gjylpërat u dyzuan ne gojën e erës.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.