VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Xhon Apdajk kishte persiatur për vdekjen në një poezi të re
E Hënë, 02.02.2009, 01:36pm (GMT1)

(Voal-online) Poezia kushtuar vdekjes së vet do të botohet në librin e ardhshëm "Endpoint" (Pikëfund), i cili do të dalë në qarkullim në shtatorin e këtij viti. Këtë ua bënte të ditur mediave këto ditë Nicholas Latimer, drejtor i botimeve në shtëpinë botuese Alfred A. Knopf, një filial i kompanisë së famshme botuese Random House.


Vdekja e shkrimtarit të madh amerikan i zuri gati befas adhuruesit e tij dhe publikun në vend e jashtë tij. Por shkrimtari e kishte parë dhe prekur vdekjen e tij tashmë, sikurse e përshkruan edhe në poezinë e përmendur kushtuar asaj. Updike është përfaqësues ndër më kryesorët i breznisë së tij, që ia bëri kronikën jetës së vështirë të qytetit të vogël amerikan nëpërmjet një letërsie sa të gjallë aq edhe të rrjedhëshme, plot humor e satirë, me plot ngjyrime të larmishme.


Ai u nda nga jeta para pak ditësh, të martën, në moshën 76 vjeçare. Botuesi Nicholas Latimer tha se e kishte marrë përmbledhjen e fundit poetike të John Updike para pak javësh. Autori dy herë fitues i Çmimit Pulicer (Pulitzer Prize) dhe i plot çmimeve ndërkombëtare, disa herë kandidat për Nobel, vdiq në Masaçusets, atje ku kishte përshkuar pjesën më të madhe të jetës së tij.


Edhe dy libra të tjerë të John Updike, sipas së njëjtës shtëpi botuese, do të botohen prej saj sivjet. Ato janë "My Father's Tears and Other Stories" (Lotët e babait tim dhe histori të tjera), që botohet në qershor dhe "The Maple Stories" (Historitë e panjës), që do të botohet në gusht.

 

Poezia shkruan:

 

It came to me the other day:

Were I to die, no one would say,

'Oh, what a shame! So young, so full

Of promise - depths unplumbable!

 

Instead, a shrug and tearless eyes

Will greet my overdue demise;

The wide response will be, I know,

'I thought he died a while ago.'

 

For life's a shabby subterfuge,

And death is real, and dark, and huge.

The shock of it will register

Nowhere but where it will occur.

 

-

 

Erdhi e ma tha këtë pikërisht dje:

Se kur do të vdes askujt të mos ia them,

"Oh, bre, sa turp! Kaq i ri dhe premtues-

Plot me thellësi që s'shterin kurrë!"

 

Në vend të saj një mbledhje supesh, sy pa lotë

Do përshëndesin kalimin tim në tjetrën botë;

Do të jetë barrë tejet e rëndë, mirë e di,

"Thashë se para një minute vdiq ai."

 

Se jeta është veç një marifet i rremë,

Dhe vdekja e vërtetë, e errët dhe gjigande.

Tronditja e saj askund s'lë shenjën

Përveç se aty ku ajo e bën gjëmën.

 

Elida BUÇPAPAJ
Elida BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.