VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NUK MUNDA TË VIJA...
Nga NIKOLL NDOK ULNDREAJ

E Djelë, 08.10.2014, 02:49pm (GMT1)



Të pa njeri
Që po flije mbi trung të tharë, rrzuar kur kanë fryrë ernat...
Ne shoqërinë e një ketri bishttuflakët...

Një buzëqeshje trëndafilore përgjysmë e çelur
Në gjysmë heshtje ndrinte qiellnajës
Si gjysmëhëna.

Isha larg... nuk munda të vija.. e lajmin për zogjtë s'mund ta qova...
Më prit serish.. e mos mundesha me ardhë
Derën ta hap era ose nëna..

Dhe, dije zjarri im i shpirtit, yllësia e zemrës, floriri i art i jetës
Se ëndrra, dëshira, shpresa, ardhmëria
Sërish në djepin e qerpikëve tu më përkund....
NIKOLL NDOK ULNDREAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.