VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MENÇURIA
Nga DRITA LUSHI

E Shtunë, 08.16.2014, 05:33pm (GMT1)





Mençuria ka fytyrën e rrudhës së thellë,
Por mund të ketë dhe lëkurë të lëmuar gruaje;
Ajo mund të ketë mbi shpine vite sa një lis,
Por mund te jete në moshe, edhe një filiz.
Mençuria ka syrin e nje plaku t' moçëm me mustaqe
që dredh duhan mendueshëm;
Po mund te jetë edhe ballë i një gruaje t'bukur,
qe flet si gurgullime lodrueshëm;
mençuria shpesh eshte e thinjur,
por  jo çdo thinjë tregon mençuri...
Ajo s'bëzan, dëgjon e mendon gjatë,
e  fjalën ka urti...

Mençurinë  me floke gruaje e dua
çdoherë padyshim;
Nëse ka pasur sy t'mendueshëm burri
Ka qenë pa hezitim, imja Dashuri...




16 gusht, 2014

DRITA LUSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.