VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EKLIPSI I DYSHUAR
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Djelë, 08.17.2014, 10:57am (GMT1)



Trishtueshëm u dëgjuan
Kollitjet e psalmeve
Dheu dëneste
Si fëmijët
Pas lodrave të humbura

Zërat e shurdhëta të kambanës
Mbyteshin tej hapësirës
Akullnajat e përgjumur
Përkundnin ëndrrën e përmbytjes

Thënë se këto fantazma biblike
Zgjohen  për çdo ditë
Kurse ne
Nuk jemi në gjendje
Të shohim asgjë përtej hundëve

Kruajmë veshin
Kur na bezdisin mushkonjat
Dhe qeshim deri në çmendi
Pasi që paraqitet eklipsi i dyshuar
Në virgjërinë e hënës

ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.