VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËNGË
Nga JUAN RAMON JIMENEZ

E Hënë, 08.18.2014, 05:39pm (GMT1)



Kur duart e tua ishin hënë,
këputa nga kopshti i qiellit
sytë e tu, vjollcë hyjnore.

Ç'nostalgji, kur sytë e tu
e kujtojnë, natën, gëmushën e tyre
në dritën e vdekur të duarve tua!

Tërë shpirtin tim, me botën e tij,
e vë në sytë e mi të tokës,
me të admirua ty, grua e bukur!

A nuk do e takojnë dy vjollca e tua
vendin e hijshëm që unë ngre
duke strehuar në shpirtin tim të pakrijuarin?
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.