VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VARKAT PREJ LETRE
Nga RABINDRANAT TAGORE

E Martë, 08.19.2014, 11:11am (GMT1)



Ditë për ditë i lëshoj varkat e mia prej letre në rrjedhën e lumit.
Me shkronja të mëdha shkruaj emrin tim dhe të fshatit ku jetoj.
Shpresoj që dikush në vend të panjohur për mua do t`i gjejë dhe do mësojë kush jam.
I ngarkoj kaiket e mia me jaseminë nga kopshti im dhe shpresoj që këto lule agu do të prekin të sigurta përsëri tokë nëpër natë.
I lëshoj varkat prej letre dhe i ngul sytë qiellit: shikoj copa resh të gufohen si vela të bardha.
Unë nuk e di cilët vërsnikë të mitë në qiell i dërgojne ato poshtë të garojnë me varkat e mia!
Kur vjen nata e mbështes fytyrën mbi krahët e mi dhe ëndërroj që varkat të lundrojnë e lundrojnë nën yjet e mesnatës.
Engjëjt lundrojnë brenda kaikeve dhe ngarkesa: shportat e tyre mbushur plot me ëndrra.

Shqipëroi Sinan Kërpaçi (Gusht 2014)
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.