VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRENGAT E NËNËS
Kushtuar nënës sime nga burgu i Nishit 1987 Serbi
Nga ASLLAN DIBRANI

E Mërkurë, 08.20.2014, 07:13am (GMT1)



Sa e brengosur ishe Ti nënë
Kur në errësirë u ndamë
E madhe ishe moj nënë
Ti kurrë s`me le të vetmuar.
E pa mposhtur mbete nënë
Prangat në duar kur mi vunë
Në ballin tënd rrudhat ti përshkonte djersa
Në sytë e tu shkëlqente krenaria
Në zërin tënd dashuria
Të gufonte zemra urrejtje
Ndaj atyre që më prangosen
Pa gjumë dhe pa ngrënë mbete
Me ëndërroje ti nënë
Te gjakosur, e të përmbytur
Të përvëluar e të munduar
Shpirti i yt nënë i trazuar
Për vitet që na ndanë me mungove shumë
Nënë edhe kur kisha dhimbje
Ti me silleshe gëzime
Në vizitë në mes grilash
Përmes teje nënë
E shihja Pranverën me lule të bukura
Edhe vjeshtën shumë ngjyrëshe
Me mbrëmje dhe muzgje të kuqërremtë
U çmalleshim me shikime
Nga kafazi i burgut me grila të trashë
Pa mundur të përqafoj
Edhe se kisha ndryshuar i tëri
Edhe se u shtange në shikimin e parë
Qëndrove krenare
As pikë loti nuk lëshove pranë armikut
Ma ngrohe ti zemrën nënë
Më dhe forcë dhe nderë
Atëherë mi shërove plagët e torturave
Kështu ikën ditët e netët pa gjumë
Ikën javët e muajt, pa mua nënë
Na ndanë vitet deri sa u përqafuam.

ASLLAN DIBRANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.