VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PARA AGIMIT
Nga FEDFERICO GARCIA LORCA

E Mërkurë, 08.20.2014, 11:30am (GMT1)


 
Si dashuria,
harkëtarët
janë të verbër.
Mbi natën e gjelbër,
shigjetat përçuese
lënë gjurmë të ngrohta
lulesh.
Rrezet e hënës
çajnë mes reve
dhe shigjet-mbajtëset e tyre
mbushen me vesë.
Por si dashuria,
harkëtarët
janë të verbër!
Shqipëroi: ASTRIT LULUSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.