VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË BUKURAT JANË TË BUKURATNga MAHMOUD DARWISH

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 11:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
TË BUKURAT JANË TË BUKURAT
Nga MAHMOUD DARWISH

E Mërkurë, 08.20.2014, 02:06pm (GMT+1)



Të bukurat janë të bukurat
[shenja e violinave në ije.]

Të bukurat janë të dobëtat
[një fron i lehtë pa kujtesë.]

Të bukurat janë të fortat
[Një dëshpërim që ndriçon e nuk djeg.]

Të bukurat janë princeshat.
[Muza të një frymëzimi trazues.]

Të bukurat janë fqinjet.
[Fqinjet e ylberit.]

Të bukurat janë të largëtat.
[Si këngët e gëzimit.]

Të bukurat janë të varfërat.
[si trëndafilet në fushat e betejës.]

Të bukurat janë vetmitaret.
[Si damixhelat në prani të mbretëreshës.]

Të bukurat janë shtatlartat.
[Teze të palmave qiellore.]


Të bukurat janë shtatvoglat.
[Pihen në një gotë uji.]

Të bukurat janë të bërat.
[Mango të lëvoruara dhe verë e vjetër.]

Të bukurat janë të rejat
[Premtime të një të nesërmeje dhe gonxhe zambaku.]

Të bukurat, të gjitha të bukurat janë ti.
Të bashkuara për të ma zgjedhur vrasësen më fisnike.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARA AGIMITNga FEDFERICO GARCIA LORCA (08.20.2014)
BRENGAT E NËNËSKushtuar nënës sime nga burgu i Nishit 1987 SerbiNga ASLLAN DIBRANI (08.20.2014)
ANKIMENga DRITËRO AGOLLI (08.20.2014)
VARKAT PREJ LETRENga RABINDRANAT TAGORE (08.19.2014)
KËNGËNga JUAN RAMON JIMENEZ (08.18.2014)
KATERQIND GODITJET E DJALLITNga JACQUES PREVERT (08.17.2014)
EKLIPSI I DYSHUARNga ADEM ZAPLLUZHA (08.17.2014)
GJYKATËSINga RABINDRANAT TAGORE (08.17.2014)
MENÇURIANga DRITA LUSHI (08.16.2014)
BIRIT TË NOMADITNga MAHMOUD DARWISH (08.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]