VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DATA QË NA NGATËRROI
Nga SINAN KËRPAÇI

E Enjte, 08.21.2014, 09:05am (GMT1)



Unë si kokëderr ngul këmbë për 23,
ti si mushkë xanxare nuk shkulesh nga 22.
Data jonë datë e kalendarit nuk qe
kur s`u ngjit në lartësi të kujtesës.

Në kalendar s`e shënuam me të kuqe,
s`e futëm të dy në rreth në "çarkun" e dy palë buzëve.
Kujtoj që i ikuri ishte me 31,
ky që hyri sezoni i plazhit është me 30.

Data që na ngatërroi nuk qe për t`u mbajtur mend
si për Prill dhe e harruam të dy, s`e shpallëm yll.
Kur deshëm t`i afroheshim pemës
u përpoqëm të mos ishim si të tjerët,
por ti s`u shfaqe si "Kokërr e Majës"
dhe unë s`u bëra kacavjerrës.
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.