VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ME ATA SY TË LËBYRË
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Premte, 08.22.2014, 09:56am (GMT1)



Mos
Mos i ngarko rrugët
Me ngushëllim
Nga majat e plepave
Sa ora ikin zogjtë
Kur na i shqyen pelerinat
Në shenjë hakmarrjeje
Stërkalat e shiut
 Nuk flinin mbi çatitë tona

Ishte një kohë
E shumëtrajtshme
Dizgjinët e mëngjesit hingëllonin
Deri në kupë të qiellit

Buzëmbrëmja kësaj radhe
Rinte e gjunjëzuar
Nga sytë e saja
Pikonte balsami i urrejtjes
Ishte ajo kohë
Kur kokat binin nëpër stërnishta
Si kokrrat e dëllinjave
E thikat e ndryshkura
Nguleshin në asht

Mallkimi na ndiqte kudo në jetë
Vinte pas nesh
Edhe përtej varrit
Me ato sy të lëbyrë
Depërtonte nëpër  ëndrrat jeshile

ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.