VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DASHURI, NË Ç'RRUGË DO SHKOJ PËR NJË PUTHJE
Nga PABLO NERUDA

E Premte, 08.22.2014, 12:07pm (GMT1)



Dashuri, ne ç'rrugë do shkoj për një puthje
si vetmia endacake drejt tëndes miqësi!
Pas trenat e vetmuar në shi rrokullisen.
Në Taltal pranvera ende s'lindi.

Por ti dhe unë, shpirti im, ngjitur jemi
ngjitur nga rrobat deri tek rrënjët,
ngjitur me vjeshten, ujin, në kofshë,
deri sa vetëm ti je, vetëm unë bashkë.

Mendo sa gurë duhen mbi supe lumin të mbajnë,
në grykën e Baroas ku lumi derdhet në det,
mendo që të ndarë prej trenash e kombesh

ti dhe unë thjesht duhet te dashurohemi,
me gjithë çoroditjet, me burra e me gra,
me tokën që mbjell, mëson e rrit karafila.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.