VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LËRE TË RRJEDHË PUTHJEN TËNDE
Nga JUAN RAMON JIMENEZ

E Shtunë, 08.23.2014, 08:16pm (GMT1)



 

Lëre të rrjedhë puthjen tënde
si një burim -
fill i freskët në tasin
e zemrës sime!

Zemra ime, pastaj, kah ëndërron,
ta kthen dyfish ujin e puthjes sate,
nga kanali ëndrrës,
nga fshehtësia e jetës.

E uji i puthjes sate
- apo agimi i ri i burimit!
do të jetë e përjetshme,
sepse zemra ime do të jetë rrëkeja e saj.

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.