VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VETJA IME E ÇMENDUR MË THOTË
Nga REXHEP SHAHU

E Djelë, 08.24.2014, 09:10am (GMT1)


Bota s'është e ikanakëve, por e qëndrestarëve që s'pajtohen
Me dhunën, që duan pa frikë, çelin lule edhe mes acarit,
Preja hundët krekosjes së sigurimsave që kullosin
Tufën e bashkëpunëtorëve të tyre të vobektë,
Për të ruajtë frikën dhe dy breza njerzorë pas vetes,
Frikën dhe gjithë pasuritë e vendit
Që i vodhën kur u shemb diktatura.
Lëri lakuriq snobët që turpërohen për nënën e tyre,
Që e çojnë të vdesë në azile,
Që duan më shumë qentë se jetimët,
Hidhe në erë kujtimin e Faraonit dhe të piramidës së tij
Mes qytetit, të kullojë e liga dhe të shuhet shpresa spiune
Për varrin në themele.
Detyroi mediat të mos përqyrren nga kurvëritë e Byrosë
Politike, por të vajtojnë qëndresën e burgosur që lëpinte
Kockat që hidhnin xhelatët në kanalin e ujrave të zeza,
Që hante morrat e vet të mos vdiste!
Nxirri në shesh me dhunë Përdhunuesit,
Të nderojnë monumentin e At Zef Pëllumbit,
Të gjithë hajnat- minj zyrash suvatoi me mut,
Bëji përmendore muti mu në mes të sheshit,
Deri sa të binden të gjithë se nuk është i pazoti
Ai që punon ndershëm në zyrat e shtetit.

(Qyteti i Lutjeve)
REXHEP SHAHU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.