VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DRURI I PORTËS
Nga FREDERIK RESHPJA

E Djelë, 08.24.2014, 03:04pm (GMT1)


Lulëzoi druri i portës së vjetër.
Ah, druri i vdekur çeli lule!
Ti këputi dhe me to bëj kurorë,
për mua që të prita deri në vdekje.
Pash ngjyrën e gjakut dhe... lot,
që çelën në të tëra gjërat prej druri.
E kuptova që thika e pritjes më preu në brinje,
kur çela gjethe si palmat.
Të prita, të prita...
Derisa çelën kameliet e mortjes te porta.
Ti mblidhi dhe më bëj një kurorë,
mua, që deri në vdekje të prita.
FREDERIK RESHPJA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.