E Premte, 03.29.2024, 08:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
TË KAM MUNDUR, VDEKJE
Nga MAHMOUD DARWISH

E Djelë, 08.24.2014, 03:24pm (GMT+1)



O vdekje, ulu aty e prit.
Merre një gotë verë e mos bëj zë.
Një si ti nuk mund të merret vesh me askënd,
një si ti nuk i kundërvihet skllaves së të padukshmes.
Merr frymë... ndoshta je dërmuar nga kjo ditë
e luftës së yjeve. Kush jam unë e pse ti më viziton?
Ke kohë ta shqyrtosh poezinë time? Jo. Nuk është puna jote
Ti je përgjegjëse e pjesës prej balte
të njeriut, jo e veprave të tij apo fjalëve të tij.
O vdekje, të kanë mundur të gjitha artet.
Të kanë mundur këngët e Mesopotamisë,
obelisku i Egjiptit, varret e Faraonëve,
gdhendjet në gur të një tempulli të kanë mundur,
kanë fituar, dhe iu ka shpëtuar kurtheve tua
përjetësia...
e atëherë bëj me ne, bëj me veten tënde ç'të duash.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DRURI I PORTËSNga FREDERIK RESHPJA (08.24.2014)
VETJA IME E ÇMENDUR MË THOTËNga REXHEP SHAHU (08.24.2014)
LËRE TË RRJEDHË PUTHJEN TËNDENga JUAN RAMON JIMENEZ (08.23.2014)
BERBERINga DRITËRO AGOLLI (08.23.2014)
DASHURI, NË Ç'RRUGË DO SHKOJ PËR NJË PUTHJENga PABLO NERUDA (08.22.2014)
NJË KËNGË SHUMË E SHKURTËRNga DOROTHY PARKER (22 gusht 1893 - 7 qershor 1967) (08.22.2014)
TË DUA BALTË SHQIPTARENga MITRUSH KUTELI (08.22.2014)
VARIANTNga JAHO MARGJEKA (08.22.2014)
ME ATA SY TË LËBYRËNga ADEM ZAPLLUZHA (08.22.2014)
DATA QË NA NGATËRROINga SINAN KËRPAÇI (08.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]