VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

E ËMBLA DASHURI
Nga ISA PONARI

E Hënë, 08.25.2014, 09:07am (GMT1)


E ndjej veten vetëm
Kur ti je atje
Edhe kur dielli ngroh
Edhe kur acari më kap
Si padroni në mjekërr.
Edhe kur qeni im nuk më njeh

E ndjej se jam me ty.
Edhe kur puthja e fundit është harruar
Edhe kur shpirti është në agoni
Edhe kur zemra troket në të mbaruar,
E ndjej se jam me ty
Oh magjistare ringjallëse.
E ëmbla dashuri.
ISA PONARI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.