VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DERI TE VARRET E REJA
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Martë, 08.26.2014, 11:00am (GMT1)



Vrapojnë nëpër ballin tim
Cifla stërkalash
Retë fundosen tej përtejmes
Së oqeanit
Që i humbi ëndrrat
Në fundin e anijeve të fundosura

Këtu fëmijët vdesin
Pa u takuar me mëngjesin
Deri në gjumin e lehonës
Engjëjt i bartin ikonat e natës

Ky shi që s'di të ndalet
I ka bezdisur edhe ullukët
Një vi e zezë uji
Hyri në baladën e qytetit
Dhe i vrau fluturat

Njerëzit filluan të flasin
Për disa lloje bimësh shëruese
Por më duket se
Ishte bërë tepër vonë

Deri te varret e reja
Kufomat bartnin eshtrat
Pa dashje dita fundoset
Në eklipsin e trishtimit     

ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.