ELEGJI PËR QENIN Nga DRITËRO AGOLLI
E Martë, 08.26.2014, 11:04am (GMT+1)
Më dhimsesh qen i vogël! S'pate fat, Të ktheheshe në oborrin e shtëpisë... U shtrive i përgjakur mbi asfalt, Nga një makinë e egër e pashpirtë. E ç'deshe ti që dole shpejt e shpejt, Në mes të rrugës nga një dushk a ferrë? Njeriu shtyp mikun rrugën kur ia pret, Dhe jo pastaj një qen qyqar të mjerë!
DRITËRO AGOLLI
|