FATI Nga JUAN RAMON JIMENEZ
E Enjte, 08.28.2014, 08:59am (GMT+1)
O fat! Cila pemë e padukshme, e paskajme jep frutin tënd, të cilin shpirti nganjëherë e vjel, të pjekur?
Cilat nga këto ide janë degëzat e tua, cilat nga këto ndjenja janë lulet e tua, cilat nga këto këngë janë zogjtë e tu, cilat nga këto buzëqeshje janë aromat e tua?
Çfarë i ushqen rrënjët e tua? Në ç'mënyrë, prej ku, si ky limon nga dritarja ime, ti hyn në dhomën tonë këtu thellë dhe ia lulëzon, ëmbëlsisht, zemrën?
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
|