VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FATI
Nga JUAN RAMON JIMENEZ

E Enjte, 08.28.2014, 08:59am (GMT1)

 

O fat! Cila pemë e padukshme, e paskajme
jep frutin tënd, të cilin shpirti
nganjëherë e vjel, të pjekur?

Cilat nga këto ide janë degëzat e tua,
cilat nga këto ndjenja janë lulet e tua,
cilat nga këto këngë janë zogjtë e tu,
cilat nga këto buzëqeshje janë aromat e tua?

Çfarë i ushqen rrënjët e tua?
Në ç'mënyrë, prej ku, si
ky limon nga dritarja ime, ti hyn
në dhomën tonë këtu thellë
dhe ia lulëzon, ëmbëlsisht, zemrën?

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.