VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UNË DUKE NGRËNË POEZI
Nga MARK STRAND

E Enjte, 08.28.2014, 03:05pm (GMT1)



Nga cepat e gojës time rrjedh bojë.
Nuk ka lumturi si e imja.
Unë qeshë duke ngrënë poezi.

Bibliotekaria nuk iu beson syve.
Shikon e trishtuar
dhe sillet me duart në xhepat e përparëses.

Poezitë janë zhdukur nga raftet.
Drita është e venitur.
Qentë janë shkallëve të bodrumit dhe ngjiten lart.

Rrotullojnë bebet e syve,
këmbët e verdha u ngjajnë si penela.
Biblotekaria e shkretë nis të përplasë këmbët
dhe qan.

Ajo nuk kupton çfarë ndodh.
Kur zvarritem në gjunjë dhe i lëpij dorën
ajo ulërin.

Jam një njeri ndryshe,
i hungëroj asaj dhe leh,
kërcej gjithë gëzim në errësirën librore.

(Gusht 2014)
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.