VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PO KTHEHEM…
Nga JAHO MARGJEKA

E Premte, 08.29.2014, 09:19am (GMT1)



Po kthehem o mik, festa mbaroi,
Po ti portën mos ma hap,
E ligë mbrëmja që shkoi...
Po shtrihem më mirë këtu në prag.

Po kthehem o mik, zemërthyer,
Me një heshtë ngulur mbi shpinë,
Po ti mos pyet, pse pyet o mik,...
Kush tjetër zemrën ta thyen!

Pse pyet o mik, në kam më shpresë,
A pse vjershëroj në tjetër stil,
Ajo s'është më ag me vesë,
Ajo s'është më as trëndafil.

Ajo tani është stinë pa mbarim,
Që rend drejt planetëve të tjerë,
Ajo tani është veç trishtim,
Siç qe gëzim dikur, njëherë.

Po kthehem, po kthehem, o mik.
Zemërthyer, i pashpresë.
Ajo s'është më trëndafil,
Ajo s'është më ag me vesë.
JAHO MARGJEKA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.