PSE TË QAHEM SE NUK I BOTOKAM DOT LIBRAT E MI Nga ANTON PAPLEKA
E Premte, 08.29.2014, 09:39am (GMT+1)
Pse të qahem se nuk i botokam dot librat e mi?! Se mos çanë koken për botues aedet në Curraj Eper, Që në vetminë e gurtë e të acartë të maleve Krijuan vargje të tillë kozmike si: "Fort po shndrit ai diell e pak po nxeh! "Tridhjetë trimat kryet e kanë ulë, Tuj kqyrë barin kah po rritet. Kanë zënë vend yjet vajin për me e ndie." Këto vargje do t'i kishte zili edhe Jorge Luis Borgesi, Do të rrojnë edhe ateherë kur të jenë ronitur nga pluhuri, Apo të jenë brejtur nga minjtë e uritur Libra që në kopertina kane emra poltikanesh e reshperesh...
ANTON PAPLEKA
|