VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PSE TË QAHEM SE NUK I BOTOKAM DOT LIBRAT E MI
Nga ANTON PAPLEKA

E Premte, 08.29.2014, 09:39am (GMT1)



Pse të qahem se nuk i botokam dot librat e mi?!
Se mos çanë koken për botues aedet në Curraj Eper,
Që në vetminë e gurtë e të acartë të maleve
Krijuan vargje të tillë kozmike si:
"Fort po shndrit ai diell e pak po nxeh!
"Tridhjetë trimat kryet e kanë ulë,
Tuj kqyrë barin kah po rritet.
Kanë zënë vend yjet vajin për me e ndie."
Këto vargje do t'i kishte zili edhe Jorge Luis Borgesi,
Do të rrojnë edhe ateherë kur të jenë ronitur nga pluhuri,
Apo të jenë brejtur nga minjtë e uritur
Libra që në kopertina kane emra poltikanesh
e reshperesh...
ANTON PAPLEKA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.