VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZBULOJE DASHURINË...
Nga MAHATMA GANDHI (1869-1948)

E Mërkurë, 09.03.2014, 11:08am (GMT1)


Zbuloje dashurinë
Merre një buzëqeshje,
dhuroja kujt nuk e ka pasur.
Merre një rreze dielli,
bëje të fluturojë atje ku mbretëron nata.
Zbuloje një burim,
njome atë që jeton në pluhur.
Merre një lot,
vendose në fytyrën e atij që nuk ka qarë.
Merre guximin,
vendose në shpirtin e atij që nuk di të luftojë.
Zbuloje jetën,
tregoja atij që nuk di qysh ta kuptojë.
Merre shpresën,
dhe jeto në dritën e saj.
Merre mirësinë,
e dhuroja kujt nuk di që të dhurojë.
Zbuloje dashurinë,
dhe detyroje botën që ta njohë atë.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.