VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HESHTJA
Nga LUMO KOLLESHI

E Enjte, 09.11.2014, 02:56pm (GMT1)


Me ngriti heshtja,me mori me vete,
Kerkonte kostum te ri patjeter.
Shpika e shpika njeqind marifete,
Po prape e çova te rrobaqepes i vjeter.

Zanatçiu mbetet gjithmone zanatçi,
Shtate here maste e nje here priste,
Copat e prera me duart flori
Neper kallepe kujdeshshem i ngjiste.

Prova e fundit perpara pasqyres,
Gezimi ne sy ish gati per fluturim,
Nje cope pranvere i brodhi fytyres...
Rruget e zhurmshme morem me nxitim.

U nisem,po deh,ku te vinim?
Heshtja kruhej e m'i lodhte trute,
Ne drizat e korijes ma hodhi shpirtin.
Kostumi heshtjes perhere i rri ngushte.
LUMO KOLLESHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.