VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TANGO MAGJIE
Nga DRITA LUSHI

E Premte, 09.12.2014, 08:05am (GMT1)



Si në një tango të magjishme,
hapat e mi fluturojnë drejt teje,
ashtu si buzët drejt njëra- tjetrës shkojnë
për një puthje të ethëshme;

Të tuat - hapa burri
vijnë drejt meje të rëndë , më drithërojnë,
sikur thellë ngulin rrënjë
e jetë kërkojnë.

E unë, jetë të dhuroj,
brenda saj dashurinë time të ngrohtë, të bardhë;
e muzika hesht para nesh, hesht edhe ajo:
Sepse tingujt jemi ne
-Unë edhe Ti
në një himn të vetëm - me dashuri!

DRITA LUSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.