VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IMAZHE NË HARRESË
Nga ERIOLA MARGJEKA

E Shtunë, 09.13.2014, 03:46pm (GMT1)



Ç'po ben aty? Ik, mos e prek!
Melodinë sonte e kam zgjedhur vet,
Se zgjodha unë, fati më ndihmoi,
Jeta... këtë melodi më dhuroi.

Mbaj mend vetem zera, lehtë i perceptoj...
Ishte surprizë, mirë se kujtoj.
Trafik mendimesh, kujtime pafund...
Ah kjo melodi, sonte s'paska fund!

E vjeter kjo kasetë, aty në atë rrëmujë
Një fletë ditari, imazh më dhuron
Fjala e shkruar magnet me terheq
s'ngopem ne lexime, qaj edhe qesh.

Nje fytyrë aty diku,  jo larg,
me duket si i njohur, s'po kuptoj aspak...
Per nje moment, ai imazh kujtime me sjell,
Ç'lumturi kam ndjerë ateherë!

Ku ishte kjo kasete,
Mbase nje dite e kam fshehur vete?
Ç'me ka ndodhur ne vite,
kjo kujtese...sa e dobet!
Te mbaroje kjo melodi mezi po pres.

Janë plakur vitet, (... me to dhe unë),
Here pas here neper kujtesë humb.
Sikur humbin gjurmet neper borë
Aaah kjo kasetë zemren po ma lodh.
            ---------------------
Per VOAL,Ch, nga Shengjini shtator 2014
ERIOLA MARGJEKA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.